NjoftimeNgjarje3 min lexim

Javën e kaluar u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, panairi "Future2Tech", i cili mblodhi kompanitë më të rëndësishme të fushës së teknologjisë në Shqipëri. Në cilësinë e partnerit Gold, dev.al u paraqit në panair me produktet e saj për bizneset vendase dhe me disa evente.

dev.al në Panairin e Teknologjisë, "Future2Tech"
dev.al në Panairin e Teknologjisë, "Future2Tech" (1)

Panairi u çel me eventin "Business Leaders Talk". Ne panelin e parë, me tematikë " Visionary Insights - Pioneering the Way Forward", me pjesëmarrës drejtuesit e disa prej kompanive më inovatore në vend, themeluesi i dev.al, Igli Gjelishti, tha se “fokusi i kompanisë vitet e fundit është krijimi i zgjidhjeve të posaçme për bizneset shqiptare, duke pasur perherë në vëmendje eksperiencën e përdoruesit”.

dev.al në Panairin e Teknologjisë, "Future2Tech" (2)

I pyetur për arsyet e suksesit të devPOS, ai u shpreh “se përveç një produkti të mirë, që është një element i domosdoshëm por i pamjaftueshëm, faktorë themelorë transparenca dhe një shërbim cilësor e trajtim dinjitoz i klientit”.

dev.al në Panairin e Teknologjisë, "Future2Tech" (3)

Në vijim, dev.al organizoi në "Event Zone" panelin me temë “Digjitalizimi i biznesit” ku morën pjesë zhvillues, partnerë dhe klientë të kompanis. Në panel u diskutua mbi përvojen me sistemet aktuale të dev.al dhe nevojën gjithnje e në rritje të biznesve për të automatizuar proceset e tyre nërpërmjet zgjidhjeve softuerike.

dev.al në Panairin e Teknologjisë, "Future2Tech" (4)

Yllka Çurri, që ka drejtuar grupin e parë të zhvillimit të devPOS, zgjidhjes që sot përdoret nga më shumë se 19,000 subjekte, kujtoi se “kur nisi puna për devPOS, nuk kishim një analizë tregu dhe as idenë se ku donim të shkonim me këtë produkt, e vetmja gjë që dinim ishte se pajisjet hardware mund t’i zëvendësonim vetëm me sisteme software”.

Ilda Goga, që sot është product owner i këtij sistemi, tha se “devPOS tashmë ofron zgjidhje të personalizuara për çdo tip biznesi, kjo falë marrjes në konsideratë të vazhdueshme të kërkesave të klientëve".

Andi Haxhillari, kontabilist i miratuar si edhe themelues i Alprofit Consult, një prej bashkëpunëtorëve më të hershëm të devPOS, tregoi se në fillim të procesit, pasi analizuan te gjitha zgjidhjet ne treg, evidentuan devPOS si zgjdhjen primare, sepse ishte zgjidhja me e plote dhe me praktike, e plotësuar me një shërbim klienti të shpejtë dhe cilësor. Z. Haxhillari theksoi se “të përqafuarit e teknologjive të fundit, është avantazhi më i madh që mund të kenë bizneset sot”. dhe shtoi se po pret të lançohet produkti devBooks pasi sektori ku ai operon në përgjithësi ka nevojë për zgjidhje të reja inovatore dhe të thjeshta në përdorim.

Z. Nikolin Drabo, partner distribucioni i produkteve të dev.al për qytetin e Korçes ku devPOS përdoret nga rreth 2,000 subjekte, theksoi se “devPOS ka arritur të shtojë kompleksitetin pa sakrifikuar thjeshtësinë, duke u bërë zgjedhja e parë për bizneset”.

Të ftuar në cilësinë e përdoruesve të produkteve dev, në panel ishin edhe Z. Athanasios Canko, themelues i SFC alb dhe Cheaper Team dhe administratorja e rrjetit te dyqaneve Miss Olimpia, Kuirda Angjo.

Z. Canko, njohës i mirë i zgjidhjeve softuerike, për shkak të profilit të tij si programues, u shpreh se dev.al është zgjidhja më më e mirë që mund të kenë bizneset e mëdha por edhe të vogla për të menaxhuar me lehtësi procesein e faturimit, procese operacionale si edhe menaxhimin e burimeve njerëzore me shumë pak sforco, nëpërmjet devPOS dhe devHR.

Ndërsa Zj. Angjo u shpreh se thjeshtësia e aplikacionit devPOS, bën që të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga punonjësit duke thjeshtuar punën dhe koordinimin. Ajo shprehu një vlerësim të madh për shërbimin e klientit, i cili ka qenë gjithmonë i disponueshëm për çdo problematikë.

Në mbyllje të panelit "Digjitalizimi i Biznesit", programueset e dev.al dhanë një panoramë të përgjithshme të produkteve të dev.al dhe projekteve të ardhshme.

Në ditën e dytë të panairit, në "Demo Zone", në bashkëpunim me "Geek Room", u prezantua nje demostrim i sistemit devPMS, zgjidhja e dev.al për menaxhimin e hoteleve dhe strukturave akomoduese.

Në përfundim të dy ditëve, stenda e dev.al u vizitua nga qindra të apasionuar pas teknologjisë, klientë ekzistues e potencialë, si edhe shumë të rinj në kërkim të një pune ose internshipi.

dev.al në Panairin e Teknologjisë, "Future2Tech" (5)
1 / 2

Të rejat nga dev.al

Të gjitha njoftimet