NjoftimeProdukte2 min lexim

Administrata Tatimore rikujton se tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë duhet të pajisen me POS/POI në çdo pikë shitjeje, brenda 30 majit 2026 për kategoritë e përcaktuara (transport, turizëm, institucione publike) dhe brenda 31 dhjetorit të këtij viti për të gjithë subjektet e tjera. devPOS dhe Pago ofrojnë një zgjidhje të integruar, të shpejtë dhe të favorshme për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor, me kosto të ulëta, komisione preferenciale dhe lehtësim të ndjeshëm të proceseve të pagesës.

Pajisuni me POS nga Pago me kushte preferenciale dhe përfitoni një muaj abonim falas në devPOS

Administrata tatimore ka rikujtuar se brenda datës 30 maj 2026, janë të detyruar të pajisen me POS/POI në çdo pikë shitjeje të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë dhe ushtrojnë aktivitet si:

  • Struktura akomoduese (bujtina, bllok apartamentesh, motel, fjetje dhe mëngjes, hotel, hotel i shpërndarë, resort dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore);
  • Shërbime në sektorin e transportit;
  • Institucione publike dhe shoqëri publike me kapital shtetëror;

Të gjitha subjektet e tjera që kryejnë shitje me para në dorë, duhet ta përmbushin këtë detyrim brenda datës 31 dhjetor të këtij viti.

devPOS dhe Pago ju ofrojnë një zgjidhje të menjëhershme dhe të favorshme për përmbushjen e këtij detyrimi.

Si klient devPOS ju përfitoni:

  • Llogari në Pago me komision mujor 0;
  • Kartë debiti Mastercard business, pa kosto fillestare (kurseni 1,500 leke), pa komision mujor dhe pa komision blerjesh në dyqane fizike ose online në të gjithë botën;
  • Komisione preferenciale mujore dhe për çdo transaksion;
  • Zgjatje e abonimit tuaj në devPOS me 1 muaj.

POS-et Pago integrohen me devPOS, duke mundësuar transmetimin automatik të vlerës së pagesës dhe marrjen e konfirmimit ose dështimit të transaksionit në mënyre automatike, duke shkurtuar deri në 80% kohën e veprimit dhe duke shmangur plotësisht gabimet.

Pago është një platformë pagesash elektronike e zhvilluar nga Rubicon sh.a., një Institucion i Parasë Elektronike i licencuar dhe mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë.

Rubicon është anëtar i Mastercard dhe Visa dhe përmbush të gjitha detyrimet rregullatore dhe të sigurisë të vendosura prej tyre.

Nëpërmjet llogarisë Pago, ju mundet gjithashtu të:

  • Paguani faturat fiskale të blerjes me një proces të lehtë që redukton kohën e pagesës së një fature në vetëm pak sekonda;
  • Paguani faturat utilitare të energjise elektrike, ujit, telefonise, internetit, gjobat e automejteve, etj.;
  • Kryeni këmbim valutor;
  • Nëpërmjet kartës tuaj Mastercard, të shpenzoni paratë tuaja në të gjithë botën, pa asnje komision.

Përfitoni tani dhe sigurohuni që biznesi juaj të jetë gati brenda afatit ligjor.

Kontaktoni shërbimin tonë të klientit në 04 562 0374 ose [email protected] për më shumë informacion.

Ndani

Të rejat nga dev.al

Të gjitha njoftimet