Konsulencë IT, zhvillim software dhe zgjidhje web, nga analiza e kërkesave te instalimi dhe mirëmbajtja.
Lëvizni poshtë dhe shikojeni të ndërtohetThemeli
Konsulencë IT
Analiza e nevojave dhe gjetja e zgjidhjes së duhur janë shpesh më delikate se vetë zgjidhja.
Përvoja jonë që nga 2010, një ekip që ofron ekspertize nga financa deri te marketingu, dhe partnerët tanë brenda e jashtë Shqipërisë ju ndihmojnë të gjeni atë që i duhet organizatës suaj, edhe kur ajo del jashtë fushës sonë.
Çfarë përfshin
- Analiza e nevojave
- Identifikimi i zgjidhjes
- Rrjet partnerësh
Struktura
Zhvillim software
Nga programe të thjeshta për menaxhimin e të dhënave deri te sisteme të avancuara informacioni: aplikacione desktop, web, mobile ose të tria së bashku, sipas kërkesave tuaja.
Me ne nuk merrni vetëm një ekip zhvilluesish, por një zgjidhje të plotë, teknike dhe biznesi, nga fillimi deri në fund.
Çfarë përfshin
- Analiza e kërkesave
- Specifikimet teknike
- Menaxhimi i projektit
- Testimi
- Dokumentimi
- Instalimi
Imazhi
Zgjidhje web
Nga website-t më të thjeshtë te dyqanet online, nga domain-et dhe hostimi te transmetimi online për audienca pa kufi.
Çfarë përfshin
- Website
- E-commerce
- devCMS
- Domain dhe hosting
- Transmetim online
Kujdesi
Mirëmbajtje
Mirëmbajmë software-t e ndërtuar prej nesh dhe nga palë të treta: zgjidhim problemet, përmirësojmë funksionimin dhe shtojmë funksionalitete të reja.
Çfarë përfshin
- Zgjidhja e problemeve
- Përmirësime
- Funksionalitete të reja


