Një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2010, e specializuar në krijimin e zgjidhjeve softuerike të avancuara dhe inovative.

Lëvizni poshtë për të na njohur më mirë

Cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm

Mbështetur në vlera të cilësisë, korrektësisë dhe profesionalizmit, kemi ndërtuar një reputacion të fortë si një ndër operatorët më të besueshëm të tregut të teknologjisë në Shqipëri.

Portofoli i produkteve

Ne ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh teknologjike që ndihmojnë bizneset të rrisin efikasitetin dhe të thjeshtojnë proceset e tyre.

Produktet

  • devPOSNjë sistem i certifikuar për fiskalizim, i përdorur nga mbi 27,000 biznese në Shqipëri. devPOS është zgjidhja më e përdorur në treg, midis 53 alternativave.
  • devBooksNjë platformë moderne dhe e sigurt për kontabilitetin, e integruar plotësisht me devPOS për një menaxhim financiar të thjeshtë dhe të besueshëm.
  • devPMSNjë sistem për menaxhimin e hoteleve dhe strukturave akomoduese, që ndihmon operatorët të menaxhojnë aktivitetet e tyre me sukses.
  • devHRNjë zgjidhje e avancuar për menaxhimin e burimeve njerëzore, që ndihmon subjektet të organizojnë dhe përmirësojnë proceset e tyre.
  • devMedNjë sistem për klinikat mjekësore dhe laboratorët, nga rezervimet dhe kartelat elektronike te faturimi, i integruar me pajisjet diagnostikuese.

Përkushtimi ndaj talenteve dhe komunitetit

Ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë zhvillimit të talenteve në Shqipëri. Programet tona të internshipeve kanë ndihmuar dhjetëra të rinj të bëhen profesionistë të suksesshëm në fushën e teknologjisë.

Gjithashtu, japim mbështetje të vazhdueshme për aktivitete që promovojnë inovacionin dhe talentet e reja, si ICT Awards, Future2Tech, etj.

Vizioni dhe misioni

Me një ekip të përkushtuar dhe një fokus të pandërprerë në inovacion, synojmë të krijojmë zgjidhje teknologjike që transformojnë mënyrën si funksionojnë bizneset dhe kontribuojnë në përparimin e tregut shqiptar dhe rajonal.

Ne jemi partneri i besueshëm i klientëve tanë, duke ofruar produkte dhe shërbime që garantojnë suksesin dhe rritjen e tyre në një treg në zhvillim të vazhdueshëm.

Të rejat nga dev.al

Të gjitha njoftimet