NjoftimeNgjarje1 min lexim

Panairi i 28-të Ndërkombëtar i Tiranës po zhvillohet në Pallatin e Kongresevei formësuar nën lajtmotivin ‘Think Global, Embrace Digital’. Në këtë panair, dev.al vjen me moton ‘Smart & Simple’, si një përgjigje e kësaj nevoje me misionin për të krijuar mundësi të reja për bizneset vendase, duke ofruar zgjidhje inovative për thjeshtimin dhe optimizimin e proceseve të tyre të përditshme.

dev.al në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës me 3 zgjidhje të reja

Pas suksesit me devPOS, zgjidhjen software në kuadër të procesit të fiskalizimit, që përdoret nga mbi 17,500 subjekte, dev.al vjen në këtë panair për të prezantuar tre prdodukte të reja:

  • devHR një zgjidhje për menaxhimin e burimeve njerëzore të nje organizate.
  • devPMS një zgjidhje për menaxhimin e hoteleve dhe strukturave akomoduese.
  • devRentals një sistem për menaxhimin dhe automatizimin e proceseve të punës së kompanive që ofrojnë makina me qira.

Ndërkohë që në hapjen e panairit, kompania ka njoftuar edhe mbërritjen së shpejti të devBooks, një zgjidhje e shumëkërkuar që do të ndryshojë përgjithmonë punën e kontabilistëve.

Përgjatë panairit, dev.al do ta gjeni në një hapësirë të veçantë ekspozimi dedikuar shkëmbimit të informacionit,ku ju mund të provoni e te informoheni mbi zgjidhjet e ofruara.

Ju mund të ndani dhe gjeneroni ide të reja që nevojat tuaja të adoptohen dhe përshtaten me zgjidhjet e ofruara nga dev.al, duke fituar kështu një partneritet të ri, të besueshëm, dhe profesional.

Të rejat nga dev.al

Të gjitha njoftimet