NjoftimeNgjarje
Për të ndarë me të gjithë të interesuarit, njohuritë që kemi përftuar këto 2 vjet që punojmë për devPOS duke studiuar në teori dhe provuar në praktikë të gjitha aspektet e ligjit, vendosëm të organizojmë këtë webinar me temë "Sqarojmë fiskalizimin nëpërmjet devPOS", ditën e martë datë 13 korrik, ora 10:30.

Ndërsa procesi i fiskalizimit ka hyrë në fazën finale të implementimi, nga takimet dhe bisedat e përditshme me qindra biznese dhe veçanërisht me klientët tanë, vëmë re që paqartësitë janë ende të shumta.
Regjistrimi është falas për të gjithë dhe çdo pjesëmarrës do të përfitojë një zbritje 20% në planet e abonimit devPOS.


