NjoftimeProdukte1 min lexim

devPOS, zgjidhja jonë e integruar me sistemin e ri të fiskalizimit, mori këtë javë certifikimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit.

devPOS, zgjidhja jonë për sistemin e ri të fiskalizimit

Prej 1 janarit 2021, sistemi fiskal në Shqipëri do të fillojë një ndryshim thelbësor që do të përmbyllet më 1 shtator 2021. Përtej ndryshimeve të tjera me karakter fiskal, në aspektin teknik dhe praktik, sistemi i ri parashikon dy ndryshime madhore:

  1. Shitjet raportohen në kohë reale
  2. Në vend të kasave fiskale, raportimi mund të bëhet me zgjidhje software të licencuara për këte shërbim

Ndryshe nga situata aktuale ku ofruesit e kasave fiskale janë në një numër shumë të kufizuar, të licencuar prej 10 vjetesh, sistemi i ri i fiskalizimit sjell edhe liberalizimin e tregut të ofruesve të aplikacionit software për subjektet tregëtare.

Me këtë qëllim, ne krijuam devPOS, një aplikacion shitjesh i integruar me sistemin e ri të fiskalizimit dhe i përshtatshëm për çdo lloj aktiviteti.

devPOS vjen në dy versione të ndryshme: desktop dhe mobile (Android).

Vizitoni faqen e produktit për të mësuar më shumë.

Ndani

Produktet

Të rejat nga dev.al

Të gjitha njoftimet