Marketing & Management


MKIS (Marketing Information Systems)

Ofrojmë realizimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit marketing në favor të mbështetjes në vendimarrje. Këto sisteme synojnë mbledhjen, ruajtjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacioneve marketing brenda kompanisë. Do të gjeni pranë nesh edhe Management Information Systems mbi burimet njerëzore, financë, transport, burimet natyrore, etj. gjithnjë të përshtatura sipas kërkesave tuaja.

 

CRM

Manaxhimi i marrëdhënies së konsumatorit është një koncept mjaft i gjerë, ku specifikat e programit potencial varen nga çdo kompani apo produkt target. Pika jonë më e fortë është pikërisht adaptimi në bazë të dinamikës së kompanisë suaj dhe mbi të gjitha sipas kërkesave dhe dëshirave tuaja. Ju ofrojmë sisteme mbi menaxhimin e shitjeve, të fushatave marketing dhe kommunikim, automatizimit të forcës shitëse, forcimin e mardhënies me konsumatorin/klientin duke i orfruar më shumë informacion dhe duke detektuar profil-tipet potenciale të cilat do të shërbejnë për të adaptuar ofertën me kërkesen. Të gjithë këto pjesëza bashkohen për të mbështetur gjenerimin e raporteve shumë të rëndësishëm për vendimarrjen tuaj.

 

Sisteme Besnikërie

Të fitosh një klient është mjaft e vështirë, ta mbash një klient besnik është një sfidë akoma më e veshtirë. Ne ju ofrojmë shërbimin e konceptimit të një sistemi besnikërie si dhe të realizimit të mjeteve fizike e informatike në mbështetje të programit të konceptuar bashkë me ju. Sistemet e besnikërisë përfshijnë krijimin dhe ndërtimin e sistemit më të përshtatshëm dhe konform kërkesave tuaja si dhe brandimin dhe prodhimin e kartave të besnikërisë. Ofrojmë ekspertize si në qasjen B2C dhe në atë B2B.

 

Corporate Identity

Kompania/organizata juaj është ende në fazë krijimi? Ne dimë t'i japim indentitetin dhe peshën e duhur. Ekipi ynë kreativ ndërthurur me ekpertizën e duhur marketing do të drejtojë kompaninë/organizatën tuaj drejt një penetrimi korrekt dhe të dukshëm në treg. Emër, logo, slogan nuk janë më problemi juaj, por kënaqësia jonë!

 

Social Media Management

Ju ndihmojmë të ndërtoni dhe rrisni prezencën tuaj në rrjetet sociale, duke vënë në dispozicionin tuaj njohuritë dhe eksperiencën tonë.

Shërbimet e ofruara:

  • Facebook, Twitter, Youtube branding
  • Facebook apps
  • Youtube monetization