Software engineer

Data e fundit e pranimit të aplikimeve: 31 dhjetor 2016
Data e fillimit të punës: Janar 2017
Orari i punës: E hene - E premte, 09.00 - 17:30 (45 minuta pushim dreke)

 

Përshkrimi i punes

Software Engineer duhet të identifikoje dhe interpretoje kërkesat e klientit. Duke u bazuar tek to, duhet të ndërtojë analizën e produktit që do të ndërtohet, do të zgjedhë burimet që do të përfshihen në projekt, do të ndajë detyrat dhe do të udheheqë procesin e punës. Duhet të dokumentojë çdo hap të procesit dhe ta prezantojë atë tek klienti fundor ose palë të tjera të interesuara. Duhet të testojë produktin dhe të ndërtojë manualet e përdorimit dhe dokumentin teknik përfundimtar.

 

Përgjegjësitë

  • Identifikimi i kërkesave, problemeve dhe zgjidhjes së propozuar
  • Analiza e projektit
  • Identifikimi i burimeve njerëzore të përfshira në projekt
  • Drejtimi teknik i projektit
  • Dokumentimi dhe testimi
  • Prezantimi tek klienti fundor

 

Kerkesat

  • Diplomë universitare për shkenca kompiuterike/Informatikë
  • Eksperiencë të paktën 5 vjeçare në programim
  • Njohuri të avancuara në Java dhe/ose C#
  • Njohuri të avancuara në Oracle DB dhe/ose SQL Server
  • Njohuri në teknologjitë web HTML5/CSS3/JS
  • Njohuri në sistemet e operimit Windows dhe/ose Linux

Procesi i seleksionimit

Kandidatët do të intervistohen dhe do të përzgjidhen në bazë të rezultateve të intervistës, eksperiencave të shkuara të punes dhe rezultateve të testimeve të mundshme. Kandidatet me certifikime OCP ose MCSD janë të avantazhuar.

 

Periudha e proves

Kandidati/ja i/e perzgjedhur do të kalojë një periudhe 3 mujore prove gjatë së cilës ai/ajo do të paguhet me pagë të plotë. Në përfundim të kësaj periudhe, nëse të dyja palët bien dakort për të vazhuar marrëdhenien e punes, do të firmoset kontrata e punës pa afat.

 

Na kontaktoni

Nëse jeni të interesuar për këtë vend pune, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe një letër shoqëruese te hr@dev.al.