Prezantohet portali e-Abania

19 Maj 2015

Ditën e djeshme, në ambientet e Hotel Rogner, u prezantua portali i ri e-Albania. Në event morën pjesë kryeministri Rama, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako, etj. Në fjalimet e të ftuarve, iu vu theksi lehtësisë që sjellin shërbimet publike të ofruara në portalin e-Albania për qytetarët dhe bizneset.

Paralelisht me ndërtimin e portalit të ri, vazhdon puna për shtimin e 89 shërbimeve të reja elektronike, që do te jenë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve, brenda vitit 2015.