Portali Unik Qeveritar e-Albania

Projekti

Portali unik qeveritar “e-albania.al” shërben si një portë, nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali ofron gjithashtu dhe informacion në lidhje me shërbimet për publikun, (licensa, leje, autorizime, certifikata, vërtetime apo shërbime të tjera të ngjajshme), dokumentacionin e nevojshëm, procedurën që duhet të ndjekë, oraret e funksionimit dhe vendodhjen e zyrave të administratës, kontaktet si dhe adresën e faqes zyrtare të institucionit që ofron shërbimin përkatës, ku mund të orientohet për detaje të mëtejshme.

Puna e kryer

DEV.AL ka rindertuar krejtësisht portalin në vitin 2014, si edhe ka bashkëpunuar në shtimin e mbi 100 shërbimeve të reja elektronike. Portali i ri, solli lehtësi në aksesim dhe përdorim, një dizajn të ri, dhe version mobile për t'u aksesuar më lehtë nga pajisjet e lëvizshme.

Teknologjia e përdorur

  • C# në framework .NET
  • SQL Server
    Windows Server
  • HTML5
  • CSS3
  • Javascript
  • JQuery
  • JQuery Mobile