Kush është gjimnazist, student apo i ri deri në moshën 30-vjeçare dhe ka nevojë për mbështetje për të bërë realitet një ëndërr në vitin 2015, mund të marrë pjesë tek Ëndrra Ime për Vitin 2015

Kush mund të aplikojë?

Çdo gjimnazist, student apo i ri deri në moshën 30 vjeç - individualisht apo si grup individësh

Kush do të vlerësojë aplikimet?

Një komision i posaçëm i ngritur nga Kryeministri i Shqipërisë

Çfarë ndodh nëse jam finalist?

Qeveria e Shqipërisë do të mbështesë financiarisht idetë më bindëse për realizimin e ëndrrave

Sa fitues do të përzgjidhen?

Fituesit do të jenë 10

Kur është data e fundit e Aplikimit?

Aplikimet mbyllen më 28 Shkurt 2015





Fillo aplikimin